• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është ulur prodhimi dhe shitja e produkteve pyjore

Është ulur prodhimi dhe shitja e produkteve pyjore

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) -   Prodhimi i përgjithshëm i asortimenteve pyjore në pyjet shtetërore gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 13,3 për qind, ndërsa shitja e asortimenteve pyjore është në 22 933 m3 dhe shënon ulje për 19,2 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, rritje në prodhimet pyjore është vërejtur te trungjet halore dhe gjetherënëse, lëndën drusore të minierave halore dhe gjetherënëse, drurët tjerë të rrumbullakët halorë dhe dru zjarri halorë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR