• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është shënuar 3 Marsi - Dita e Komunës së Tetovës

Është shënuar 3 Marsi - Dita e Komunës së Tetovës

Tetovë, 4 mars 2024 (MIA) - Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti mbledhje të karakterit solemn me qëllim të shënimit të 3 Marsit - Ditës së Komunës së Tetovës. Në mbledhje u ndanë çmime dhe mirënjohje të 50 individëve, klubeve, organizatave dhe personave juridik në shenjë falënderimi për rezultatet e arritura në fusha të ndryshme nga jeta e përditshme dhe kontribut i veçantë për afirmim të qytetit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në fjalimin e tij foli për projektet e realizuara nga viti i kaluar.

"3 marsi është ditë shumë e rëndësishme  për tetovarët, sepse nga ajo ditë ata vendosin për qytetin e tyre, e zgjehdin ekipin që do t'i kryesojë për katër vite. Zgjedhja e këshilltarëve komunal akoma më shumë i afron qytetarët me institucionin e Komunës, me punën dhe obligimet që institucionet i kanë ndaj qytetarëve. Këtë vit, 3 marsin e shsënojmë në atmosferë të këndshme, ku shërbimet komunale çdoherë përmirësohen, ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë e kuptojnë rëndësinë e pushstetit lokal. Dita e komunës është fetë e demokracisë dhe transparencës thelbëssore ndaj qytetarëve. Ai është fetim që e shënon angazhimin e përbashkët qytetar në kultivimin e vlerave demokratike, transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së të gjithë faktorëve shsqëror në krijimin e politikave publike për të mirën e të gjithë qytetarëve", theksoi Kasami.

Në fjalimin e tij, Kasami tha se viti 2023 është kohë e realizimit të shumë projekteve të mëdha jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në arssim, kulturë dhe sfera të tjera.

"Një vit u punua shumë, por do të flasim vetëm për projektet më të mëdha, duke filluar nga hapja e rrugës në fshatin Vejcë, segment shumë i rëndësishëm për banoirët e kësaj ane, më pas hapja e bulevardit Bllagoja Toska, i cili me vite ishte harruar, ndërsa ne për një vit arritëm tërësisht ta përfundojmë. Projekt tjetër lidhur me infrastrukturën është vazhdimi i bulevardit V.S. Bato i cili depërton deri në fshatin Porroj, dhe i cili këtë vit do të përfundohet dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve. Investimet në infrastrukturën rrugore, insstalacionet nëntokësore dhe rregullimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal e konfirmojnë përkushtimin tonë. Morëm projekt të madh për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatrat Porroj, Xhepçishtë, Reçicë e Mdhe dhe e Vogël, një pjesë e qytetit dhe fsshati Falishtë, projekt i cili ëhtë 40 milionë euro, mjete të siguruara nga insstitucionet ndërkombëtare, si dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore", theksoi Bilall Kasami. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR