• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është rritur fluksi i lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, 53 lëndë vetëm në gusht dhe shtator të këtij viti

Është rritur fluksi i lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, 53 lëndë vetëm në gusht dhe shtator të këtij viti

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese shënon fluks të rritur të nismave dhe lëndëve të reja të pranuara në gusht dhe shtator të këtij viti. Sipas statistikave të cilat i mban Gjykata Kushtetuese janë formuar 53 lëndë të reja në periudhën prej 1 gushtit deri më 30 shtator 2023. 

Nga Gjykata informuan për një pjesë të lëndëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çështje të cilat janë në interes të publikut. Në mesin e tyre janë ndryshimet e kontestuara të Ligjit për Marrëdhënie Detyruese dhe Ligjit për Ekzekutim, nisma të parashtruara nga Ministria e Drejtësisë me afate të kontestuara për publikimin e akteve, Ligjit për Marrëdhënie Pune. 

Në kumtesën e sotme Gjykata i publikon të gjitha lëndët e tjera për të cilat veprohet, në mesin e të cilave edhe dy lloje të lëndëve në të cilat janë kontestuar ndryshimet ligjore në Kodin Penal, lëndë në të cilën është kontestuar Vendimi për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit, të miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndryshimet ligjore të Ligjit për Planifikim Urbanistik, etj.

Disa nga lëndët, siç informojnë nga Kushtetuesja, tashmë janë vendosur edhe në seancë për diskutim dhe vendim. 

Më shumë informacione për nismat dhe të dhënat me të cilat kontestohen dispozitat mund të lexohen në: https://ustavensud.mk/?p=24853.  fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR