• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Është pranuar teksti i Marrëveshjes ndërmjet KE-së dhe Maqedonisë së Veriut për Programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Është pranuar teksti i Marrëveshjes ndërmjet KE-së dhe Maqedonisë së Veriut për Programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Programin IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. 2021-2027, miratuar nga KE më 3 qershor 2022 dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe koordinatori nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, emërohet në emër të Qeverisë për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Programi për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë zbatohet në kuadër të Instrumentit për Asistencë të Para-Aderimit (IPA 3), i cili mbështet bashkëpunimin ndërkufitar në drejtim të promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nxitjes së integrimit drejt Unionit dhe përparimin e zhvillimit socio-ekonomik, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR