• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është parashtruar propozim për shkarkimin e prokurorit publik nga Shkupi

Është parashtruar propozim për shkarkimin e prokurorit publik nga Shkupi

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se është parashtruar propozim për shkarkimin e prokurorit publik për shkak se nuk ka vepruar rreth lëndëve në afatet e caktuara ligjore.

Në kumtesë nuk ceket për cilin prokuror publik bëhet fjalë, përveç se ai është nga Prokuroria themelore publike Shkup.

"Komisioni për konstatim të përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kreyerjen e funksionit të prokurorit pranë Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas procedurës së kryer disiplinore kundër prokurorit publik bga Prokuroria themelore publike Shkup dhe shqyrtimit të raportit të prokurorit-njoftues, solli Vendim me të cilin konstatoi se i akuzuari është prëgjegjës për shkeljen e rëndë të kryer disiplinore nga neni 91 alinea 8 nga Ligji për prokurorinë publike. Në bazë të dëshmive të nxjerra, Komisioni konstatoi se prokurori publik, pa arsye nuk ka vepruar rreth lëndëve në afatet e caktuara ligjore, me çka dukshëm është zvarritur procedura e lëndëve", ceket në kumtesë.

Duke pasur parasysh edhe rrethanat e tjera, siç ceket në kumtesë, është vendosur që në Këshillin e prokurorëve publik të parashtrohet propozim për shkarkimin e prokurorit publik. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR