• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet gjashtë organizatave sindikale të universiteteve

Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet gjashtë organizatave sindikale të universiteteve

Shtip, 16 prill 2024 (MIA) - Në Fakultetin Juridik të Universitetit Goce Dellçev (UGD)-Shtip, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi nga gjashtë sindikatat e universiteteve në vend, Andon Majhoshev, kryetar i Sindikatës së UGD-Shtip, tha se qëllimi i sotëm i nënshkrimit është bashkëpunim i përbashkët mes universiteteve dhe realizimi i të drejtave të tyre që meritojnë.

"Synimi dhe pika kryesore është që të bashkëpunojmë së bashku, veçanërisht në pjesën e aktiviteteve që mbeten pas konstituimit të Qeverisë së re, që është nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive për të punësuarit në sektorin publik. Përveç detyrës parësore, ka edhe aktivitete të tjera që planifikojmë t'i realizojmë në periudhën e ardhshme. Për t'u lidhur me universitete të tjera publike nga fqinjësia, mjedisi i afërt dhe më gjerë në Evropë. Të bashkëpunojmë në projekte të përbashkëta, arsimim të përbashkët, planifikim të aktiviteteve të përbashkëta që nënkuptojnë mbrojtjen e të drejtave dhe obligimeve dhe përgjegjësive të punëtorëve në universitetet publike", tha Majhoshev.

Angel Ristov, kryetar i Sindikatës së USHCM-Shkup, tha se është një moment historik për të gjitha universitetet, një mundësi për rritjen e pagave për punëtorët, por edhe numrin e të punësuarve në institucionet e arsimit të lartë. Nënshkrimi i Memorandumit është i një rëndësie të madhe për të gjitha sindikatat. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR