• e premte, 05 dhjetor 2025

Është miratuar vendosja e sistemit EES të kufijve të jashtëm të BE-së

Është miratuar vendosja e sistemit EES të kufijve të jashtëm të BE-së

Bruksel, 18 korrik 2025 (MIA) - Këshilli i BE-së sot në fazën e fundit e miratoi Rregullativën për vendosje graduale të Sistemit të ri për menaxhim digjital për hyrje dhe dalje në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (EES).

Me Rregullativën parashihet sistemi EES të fillojë të vendoset në mënyrë etapore në periudhë prej gjashtë muajve. Vendimin për datën nga e cila duhet të fillojë vendosja graduale e sistemit plotësisht do ta sjellë Komisioni evropian.

Sipas ministrit danez për emigracion dhe integrim, Kare Divbad Bek, mbrojtja e fuqishme e kufijve të jashtëm është me rëndësi vitale për Bashkimin Evropian.

Me sistemin e ri vendoset evidentim digjital në hyrje dhe dalje të BE-së të shtetasve të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit, gjatë udhëtimit të tyre për qëndrim të shkurtë në ndonjë shtet të bllokut me regjistrim të të dhënave nga dokumentet e udhëtimit të personave, fotografimit të tyre dhe marrjes së shenjave të gishtërinjve.

Sipas vlerësimeve të BE-së, me ndihmën e sistemit ESS organet kompetente për kontroll kufitar do të kenë qasje drejt të dhënave që do të mundësojnë kontroll të identitetit të shtetasve nga vende të treta që arrijnë në Union dhe informata për atë nëse ata e respektojnë periudhën e miratuar të qëndrimit në Zonën Shengen. Si rezultat i këasj, preitet dukshëm të ulen gjasat për mashtrim të identitetit dhe tejkalim dhe qëndrimit të lejuar.

Vendosja graduale e sistemit do të zgjasë 180 ditë, me ç'rast në 30 ditët e para në sistem do të duhet të evidentohen së paku 10 për qind e personave që e kanë kaluar kufirin, deri në ditën e 90-të ajo shkallë duhet të arrijë së paku 35 për qind, ndërsa deri në ditën e 180-të duhet të fillojëe videtimi i të gjitha kalimeve në vendkalimet kufitare.

Kjo metodologji e vendosjes së sistemit EES është vullnetare, që do të thotë se vendet anëtare të BE-së, nëse dëshirojnë, mund ta vendosin plotësisht apo që nga dita e parë e hyrjes së tij në fuqi.

Në rrethana të jashtëzakonshme, si për shembull kur intensiteti i komunikacionit do të shkaktonte pritje tejet të gjatë në vendkalimet kufitare. vendet anëtare kanë mundësi plotësisht apo përkohësisht ta suspendojnë punën e sistemit EES. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR