Është miratuar plani vjetor për ndërtimin e projekteve energjetike me vlerë 3,7 miliardë euro
- Është miratuar plani vjetor për ndërtimin e projekteve energjetike me vlerë 3,7 miliardë euro, ndërsa në të cilin do të përfshihen 97 kompani private. Në kuadër të planit, është parashikuar të ndërtohen 67 objekte të reja energjetike me një kapacitet të instaluar total prej 4.416,803 megavat, ku shumica janë panele diellore, shtatë impiante me erë dhe një central kogjenerativ, i cili do të ndërtohet në Rajonin e Vardarit, por jo në Shkup.
Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) – Është miratuar plani vjetor për ndërtimin e projekteve energjetike me vlerë 3,7 miliardë euro, ndërsa në të cilin do të përfshihen 97 kompani private. Në kuadër të planit, është parashikuar të ndërtohen 67 objekte të reja energjetike me një kapacitet të instaluar total prej 4.416,803 megavat, ku shumica janë panele diellore, shtatë impiante me erë dhe një central kogjenerativ, i cili do të ndërtohet në Rajonin e Vardarit, por jo në Shkup.
Është planifikuar të ndërtohen edhe 96 depo të energjisë elektrike, nga të cilat 77 do të jenë brenda centraleve ekzistuese ose të reja elektrike, dhe 19 depo të izoluara. Kapaciteti total i këtyre depove pritet të jetë 4.960,706 megavat, ndërsa investimi i vlerësuar është 1.984.282.400 euro.
Në planin vjetor për ndërtimin e objekteve energjetike janë të përfshira edhe 56 objekte energjetike të dorëzuara nga shtatë komuna – Makedonski Brod, Lozova, Debërca, Kavadari, Kumanova, Bërvenica dhe Koçani.
Projektet u miratuan nga komisione profesionale në Ministrinë e Energjetikës, ku brenda afatit të parashikuar ligjor u dorëzuan 284 aplikime për thirrjen publike të shtatorit të vitit të kaluar, me afat dorëzimi deri më 1 tetor të vitit të kaluar.
“Pas kryerjes së procedurës së verifikimit dhe vlerësimit, është përgatitur një listë renditjeje sipas parimit "kush vjen i pari, shërbehet i pari" ku janë pranuar 67 iniciativa për ndërtimin e objekteve të reja energjetike për prodhimtarinë e energjisë elektrike me fuqi të instaluar më të madhe ose të barabartë me 1 megavat. Projektet e pranuara përfshijnë 59 elektrocentrale fotovoltaike me fuqi të instaluar të përgjithshme prej 3.014,103 megavat dhe një investim të vlerësuar prej 2.109.872.100 euro, 7 elektrocentrale me erë me fuqi të përgjithshme prej 907,7 megavat dhe investim prej 1.180.010.000 euro, dhe një elektrocentral me gaz të kogjenerimit me 495 megavat dhe investim prej 445.500.000 euro", informoi sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Pohon se nuk do të rrezikohet stabiliteti i sistemit, duke theksuar se të gjitha këto projekte kanë kaluar përmes analizave preliminare të MEPSO-s dhe të Elektrodistribucionit.”
“Janë bërë llogaritje për sigurinë e rrjetit. Nuk ndërtojmë në mënyrë kaotike, ndërtojmë planifikuar dhe në mënyrë të sigurt,” tha Bozhinovska.
Plani vjetor për ndërtimin e objekteve energjetike për vitin 2026 u miratua në seancë qeveritare më 27 janar.
“Ky dokument nuk është vetëm një listë dëshirash, por një plan konkret, i analizuar dhe strategjik, me të cilin fillon një cikël i ri dhe masiv investimesh në sektorin energjetik në Maqedoni. Po flasim për investime që do të transformojnë pamjen tonë energjetike, do të sigurojnë stabilitet dhe do ta forcojnë pavarësinë tonë energjetike. Po flasim për investime që do të realizohen nga sektori privat, përfshirë edhe EMV-në, nga më shumë se 97 kompani private,” tha Bozhinovska, ls/
Foto: MIA