• e martë, 03 shkurt 2026

Sali në Bruksel u takua me eurodeputetin Matej Tonin

Sali në Bruksel  u takua me eurodeputetin Matej Tonin

 Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Progresi i vendit në procesin e integrimit evropian dhe zbatimi i reformave kyçe, duke përfshirë sundimin e ligjit, administratën publike dhe të drejtat e komuniteteve, ishin në fokus të takimit midis Zëvendëspresidentit të Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe eurodeputetit Matej Tonin (PPE) në Parlamentin Evropian.

 Siç bëjnë të ditur nga kabineti i ministrit, gjatë takimit në kuadër tlë vizitës zyrtare në Bruksel, është theksuar rëndësia që çështjet bilaterale të mos pengojnë avancimin e vendit drejt BE-së.

 "Po ashtu, është vlerësuar progresi i arritur në Planin e Rritjes dhe digjitalizimin e shërbimeve, përfshirë projektin WiFi4WB dhe përfshirjen në SEPA, si dhe bashkëpunimi me Presidencën e Qipros dhe partnerët evropianë për zgjidhjen e sfidave të transportuesve pas vendosjes së Sistemit Entry/Exit", qëndron në komunikatën e Kabinetit.

Nga atje shtojnë se  Zëvendëskryeministri Sali riafirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj rrugës evropiane dhe gatishmërinë për të avancuar çdo reformë me partnerët evropianë.

 Foto: Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR