• e premte, 20 dhjetor 2024

Është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda në Strazhë

Është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda në Strazhë

Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese përmes qafës malore Strazhë është hequr në orën 10:40, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende malore vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë. Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet e kalueshme.

Kompetentën bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR