Është hapur kopshti i ri në Komunën e Çairit, janë caktuar mjete për ndërtim edhe të dy kopshteve
- Në territorin e Komunës së Çairit sot është hapur kopshti i ri "Bambi", që është pjesë e kopshtit "Fidani". Objekti është me sipërfaqe prej 2.058 metra katrorë, përmban 21 hapësira funksionale dhe ka kapacitet për kujdesjen e 350 fëmijëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:19, 8 gusht, 2025
Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) - Në territorin e Komunës së Çairit sot është hapur kopshti i ri "Bambi", që është pjesë e kopshtit "Fidani". Objekti është me sipërfaqe prej 2.058 metra katrorë, përmban 21 hapësira funksionale dhe ka kapacitet për kujdesjen e 350 fëmijëve.
Ndërtimi i kopshtit kushtoi 2 milionë euro, mjete të siguruara nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Kopshti "Bambi" do të kujdeset për fëmijë të moshës prej nëntë muajsh deri në 6 vjeç.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi se fëmijët që do të edukohen në këtë kopsht do të kenë mundësi të rriten në kushte bashkëkohore dhe të sigurta, në pajtim me standardet më të larta të arsimit parashkollo. Ky institucion është përgjigje e drejtpërdrejtë e nevojave reale me rritje të përshpejtuar të komunës siç është Çairi. Kujdesi dhe arsimi në moshën më të re bazën e kanë në çdo formim individual dhe shoqëror. Si institucione publike kemi për obligim jo vetëm të ndërtojmë hapësira, por të krojojmë mundësi të barabarta që çdo fëmijë t'i bëjë hapat e parë në mjedis mbështetës dhe inkluziv. Mi për këtë arsye politika jonë arsimore bazohet në projekte konkrete dhe reale me ndikim afatgjatë", tha ai.

Ganiu informoi se krahas grupeve në gjuhën shqipe, në kopsht do të funksionojnë grupe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, me çka, siç potencoi, sigurohet qasje e barabartë drejt arsimit për të gjithë fëmijët të cilët jetojnë në Çair dhe krijohet shembull për respektim dhe bashkëjetesë mes mjediseve të ndryshme etnike kulturore.
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani theksoi se institucioni është ndërtuar në pajtim me standardet më të larta me pajisje bashkëkohore dhe kushte të cilat garantojnë edukim cilësor parashkollor.

"Sot është dita e cila na mbushë me gëzim dhe krenari të veçantë. Sot hapim dyer drejt së ardhmes, drejt një fëmijërie më të mirë, drejt mundësive të barabarta për çdo fëmijë pa dallim se ku rritet dhe ku jeton. Me nder të madh e hapim kopshtin në bashkëkohor në vendin tonë në Komunën e Çairit", tha Limani.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti paralajmëroi se Qeveria tashmë ka ndarë 3,5 milionë euro për ndërtimin e dy kopshteve të reja në territorin e Komunës së Çairit.

"Ky kopsht kushtoi 2 milionë euro, por Qeveria tashmë ka ndarë 3,5 milionë euro për dy kopshte të reja. Barakat dhe ndërtesat e vjetra nga komunizmi të shkojnë në histori dhe të zëvendësohen me kopshte të këtilla të bukura", tha Mexhiti.
Bëhet fjalë për kopshtet "Vesëza" dhe "Borëbardha" të cilat ndodhen njëri afër restorantit "Fa-fa" dhe tjetri afër pishinës që po ndërtohet në Fushë Tophanë, shtoi Mexhiti. ab/
Foto: МIА