Është gjetur një trup i pajetë në Vardar tek fshati Ulanci
- - Një ekip i Njësitit territorial zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar tek fshati Ulanci në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30
Veles, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Një ekip i Njësitit territorial zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar tek fshati Ulanci në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30
Trupi i është dorëzuar shërbimeve kompetente.
Informacioni u konfirmua nga Cvetanka Bogoevska, prokurore publike e PTHP Veles, e cila informoi se janë ndërmarrë masa hetimore, përfshirë përcaktimin e identitetit të kufomës përmes një autopsie në Institutin e Mjekësisë ligjore në Shkup. mb/
Foto: MIA