Është gjetur gruaja që u raportua si e zhdukur në Kumanovë
- Është gjetur gruaja, bashkëshorti i së cilës raportoi se është larguar nga shtëpia e tyre, kumtoi sot SPB Kumanovë. Gruaja realizoi hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme.
Kumanovë, 24 tetor 2025 (MIA) - Është gjetur gruaja, bashkëshorti i së cilës raportoi se është larguar nga shtëpia e tyre, kumtoi sot SPB Kumanovë. Gruaja realizoi hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme.
"Më 23 tetor të këtij viti në orën 15:40 në SPB Kumanovë, B.S. nga Kumanova ka raportuar se bashkëshortja e tij V.S. (38), për cilën personi i mëparshëm ka raportuar se është larguar nga shtëpia, kishte qenë te prindërit e saj në Republikën e Shqipërisë. Në orën 18:35 në vendkalimin kufitar Bllacë e poshtme, V.S. ka hyrë në vend, kumtoi SPB Kumanovë. ls/
Foto: MIA