• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është e mundur që ekspertiza për “Onkologjinë” të bëhet në ndonjë nga vendet fqinje, thotë Joveski

Është e mundur që ekspertiza për “Onkologjinë” të bëhet në ndonjë nga vendet fqinje, thotë Joveski

 Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Prokurori publik Lubomir Joveski sonte bëri të ditur se është e mundur  që në një nga vendet fqinje të bëhet ekspertizë për rastin "Onkologjia". Ai konfirmoi se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është ende në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, por se çfarë do të tregojë ai bashkëpunim, tani për tani është një çështje e hapur.

Sipas Joveskit, është mosmirënjohës të parashikohet se kur do të ketë aktakuzë konkrete. Është shumë më e rëndësishme, theksoi, të arrihet deri te e vërteta, gjegjësisht deri te të dhënat relevante - kush çfarë ka bërë në veprën konkrete. 

 

 Sipas tij, në lidhje me atë se kush janë dhe nëse do të dëgjohet ministri i Shëndetësisë, si dhe kur do të ndodhë, do të vlerësojnë prokurorët që e udhëheqin rastin.

"Të gjithë qytetarët para Kushtetutës janë të barabartë. Për ne nuk është e rëndësishme dhe vendimtare se kush çfarë funksioni kryen, por sa mund të na ndihmojë në sigurimin e dëshmive", nënvizoi prokurori. 

Ai ka përmendur gjithashtu se raporti i revizionit, që është temë e seancës së Komisionit, është vetëm një nga dëshmitë për “Onkologjinë”. 

Komisioni do ta vazhdojë seancën të hënën.  

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR