• e premte, 05 dhjetor 2025

Është djegur një autobus me tifozë të "Barcelonës" në Bruges, nuk ka viktima

Është djegur një autobus me tifozë të

Bruksel, 5 nëntor 2025 (MIA) - Në një autobus që transportonte tifozë të klubit spanjoll të futbollit "Barcelona" në Bruges sonte ka shpërthyer zjarr, por gjatë incidentit nuk ka të lënduar, njoftoi shërbimi radiodifuziv belg VRT.

Zjarri shpërtheu përderisa autobusi me tifozët po shkonte drejt stadiumit "Jan Brejdel", ku sonte po luhet një ndeshje futbolli e Ligës së Kampionëve midis ekipit vendas "Bruge" dhe "Barcelonës".

Sipas policisë, zjarri është shkaktuar nga njëri prej tifozëve të Barcelonës, i cili kishte me vete mjete piroteknike, por aktualisht nuk ka detaje se si ka ndodhur i gjithë incidenti.

I dyshuari për shkaktimi e zjarrit është ndaluar.

Zjarri është shuar shpejt pas ndërhyrjes së shërbimit të zjarrfikësve të Bruges. ls/

Foto: Klubi i tifozëve të "Barcelonës"

 

QËNDRONI TË LIDHUR