• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është bërë mbikëqyrje në vendin ku është gjetur mjeku i vdekur në Hekuranë

Është bërë mbikëqyrje në vendin ku është gjetur mjeku i vdekur në Hekuranë

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Nga Prokuroia Themelore Publike Shkup informojnë se është kryer mbikëqyrje në vendin e lagjes Hekuranë të Shkupit ku mbrëmë është gjetur trupi i mjekut 67-vjeçar me disa plagë me thikë.

"Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e pamjeve nga video-mbikëqyrja. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit", bëhet e ditur në kumtesën e PTHP Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mjeku me plagë me thikë është gjetur në automjetin e tij "kia" në parkingun përballë poliklinikës Hekuranë. Sipas denoncimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. rq/ fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR