Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë, janë gjetur 11 persona nga Siria
- MPB kumtoi se sonte rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë - Bogdanci, nëpunës të policisë e privuan nga liria M.S.(63) nga Shkupi, i cili në automjetin e tij ngarkues "man" me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:38, 2 tetor, 2023

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - MPB kumtoi se sonte rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë - Bogdanci, nëpunës të policisë e privuan nga liria M.S.(63) nga Shkupi, i cili në automjetin e tij ngarkues "man" me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria.
Pasi që automjeti u ndal, nga ana e nëpunësve policprë u vërejt një bunker mes kabinës dhe pjesës ngarkuese, ku pas kontrollit të hollësishëm u gjetën emigrantët.
Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi penale adekuate. ab/
foto: МPB