• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Është arrestuar një 42 vjeçar, banor i fshatit Buzallakovë të Velesit nën dyshimin se ka vënë zjarrë në një kazino

Është arrestuar një 42 vjeçar, banor i fshatit Buzallakovë të Velesit nën dyshimin se ka vënë zjarrë në një kazino

Veles, 18 janar 2024 (MIA) - Është arrestuar një 42-vjeçar, banor i fshatit Buzallakovë të Velesit, i cili dyshohet se pasditen e sotme ka vënë zjarrë në një kazino në Veles.

"Sonte në ora 18:00 në Veles, nëpunës policor nga SPB Veles kanë privuar nga liria 42-vjeçarin D.M. nga fshati Buzallakovë i Velesit, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr në një kazino në Veles me lëng të ndezshëm", deklaroi zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës.

Zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 18 në një kazino në një ndërtesë në pjesën e re të Velesit. Në atë kohë në kazinon kishte punëtorë disa lojtarë. Për shkak të tymit të dendur, të gjithë janë larguar nga ndërtesa.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar dhjetëra zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes Veles me dy automjete zjarrfikëse. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR