• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çmimi i blerjes së duhanit prej sot për 10 për qind më i lartë

Çmimi i blerjes së duhanit prej sot për 10 për qind më i lartë

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Të gjitha kompanitë blerëse prej sot do ta blejnë duhanin me çmim 10 për qind më të lartë.

Siç informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski në takimin me gazetarët, këtë vendim e morën mbrëmë kompanitë.

Çmimin e duhanit në fillim e rriti Kombinati i duhanit Prilep, ndërsa menjëherë pastaj edhe Qeveria doli me përkrahje shtesë për duhanxhinjtë. Ata do të marrin subvencionim shtesë 20-30 denarë, ndërsa nga viti 2024 edhe “naftë të gjelbër”, si dhe 6.000 denarë mbështetje për hektar sipërfaqe.

Siç vlerësoi Nikollovski, subvencioni duhet të arrijë 100 - 110 denarë rekorde, varësisht nga kalkulimet në fund të blerjes. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR