• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin prill janë rritur për 2.5 për qind

Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin prill janë rritur për 2.5 për qind

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelierike në prill në krahasm me marsin janë rritur për 2.5  për qind, ndërsa  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje  për 13.5  për qind.

 Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje është shënuar në grupin Bujtje për 13.5 për qind.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar - prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 6.2 për qind, dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 është rritur për 1.3  për qind. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR