• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çetxhipiti, gazetaria dhe dezinformata, rrethi i pafund i kontrollit të fakteve

Çetxhipiti, gazetaria dhe dezinformata, rrethi i pafund i kontrollit të fakteve

Shkup, 25 qershor 2023 (MIA) – Vetë inteligjenca artificiale (IA) në vetvete nuk përhap dezinformata,  shprehet gjeneratori automatik i tekstit Çetxhipit (ChatGPT). Sipas tij, algoritmet e AI mund të zhvillohen për të automatizuar gjenerimin dhe shpërndarjen e informacionit të rremë, por janë njerëzit që hartojnë dhe vendosin këto algoritme për qëllime dashakeqe.

Ky model i avancuar i gjuhës për inteligjencë artificiale, i krijuar për të përsëritur bisedën njerëzore, u lançua në nëntor të vitit 2022, e sipas të dhënave të fundit në dispozicion, për momentin ka më shumë se 100 milionë përdorues, duke e bërë atë aplikacionin me rritjen më të shpejtë në histori. Vetëm për krahasim, u deshën 9 muaj që TikTok të arrinte 100 milionë përdorues, e Instagramit 2.5 vjet.

Платформите за генеративна вештачка интелигенција, вклучително и четботот ChatGPT, може да предизвикаат „сериозни потреси“ на пазарот на трудот, објавија авторите на студијата спроведена од е

 Çetbot i zhvilluar nga OpenAI ka hapur shumë polemika dhe sfida. Pavarësisht nëse janë detyra shtëpie, ese, artikull gazetaresk apo një hulumtim më i plotë, Çetxhipiti është “i trajnuar” për t 'iu përgjigjur shumë pyetjeve që mund t'ia bëjë çdokush. Ku përgjigjet përfundojnë është e vështirë për tu lokalizuar, e akoma me e veshtirë për tu verifikuar saktësia e tyre.

Për veten e tij, Çetxhipiti thotë se ai mund të ndihmojë në zbulimin dhe zbutjen e përhapjes së dezinformatave duke analizuar shpejt sasi të mëdha të të dhënave dhe identifikimin e burimeve potenciale të informacioneve të rreme, ndërsa përgjegjësinë për luftimin e dezinformatave ia lë individëve dhe organizatave që zhvillojnë dhe zbatojnë teknologjitë e inteligjencës artificiale. 

Inteligjenca artificiale po e vendos gazetarinë në pozitë të palakmueshme

Stojanço Tuxharski, udhëheqës i ekipit të shkencës së të dhënave në Inovejshën SHPKNJP, shprehet se gjeneratorët automatikë të tekstit Xhipiti dhe Xhipiti-4 më të avancuar janë në gjendje të krijojnë çfarëdo teksti që nuk mund të dallohet nëse është shkruar nga një njeri apo një makinë, ndër të tjera, edhe për shkak të faktit se me shkallën aktuale të zhvillimit të inteligjencës artificiale, makinat janë në gjendje të imitojnë tekstet e shkruara njerëzore jashtëzakonisht me sukses.

– Kjo e vendos profesionin e gazetarisë në pozitë jo shumë të lakmueshme. Çdokush, me ndihmën e promptit të përshtatshme, mund të marrë një tekst mediokër për çdo temë, duke përfshirë këtu edhe artikujt e gazetarëve. Pra, përballemi me mundësinë reale të mbiprodhimit nga tekstet me, mesatarisht, të njëjtën cilësi si ato të shkruara deri më tani nga gazetarët", shprehet Tuxharski.

Sqarimi për këtë, siç shton ai, qëndron në mënyrën se si Xhetpiti është trajnuar nga fakti se ai ka “parë” dhe “mësuar” atë që kanë shkruar gazetarët deri më tani, dhe, siç shprehet ai, kur gjeneron tekst, ai nuk bën asgjë ndryshe nga gjetja e “vlerave mesatare” statistikore prej tyre, duke marrë parasysh kontekstin që shfaqet.

 Sipas Vlladimir Petreski, redaktor i servisit maqedonas për verifikimin e fakteve "Vistinometer", përdorimi i valës së fundit të veglave që punojnë sipas parimit të inteligjencës artificiale mund të ketë ndikim pozitiv, por edhe negativ në gazetarinë dhe mediat.

"Nga pikëpamja pozitive, kur flasim për mediat dhe gazetarinë, kjo teknologji mund të ndihmojë gazetarët në punën e tyre përmes krijimit automatik ose të lehtësuar të një sfondi/prapravije në artikujt e tyre. Plotësoni ato pjesë të përmbajtjeve të gazetarëve, ku duhet të sqaroni shkurtimisht sfondin e ngjarjes për të cilën shkruhet, e cila është e njohur, por që duhet t'i përcillet lexuesit në mënyrë që të merrni të gjithë lajmin ose storjen kontekst plotësues dhe të bëhet tërësi e rrumbullakësuart", shprehet ai. 

Si një lloj tjetër ndihme dallon verifikimin e një fakti, me ç'rast, sipas tij, duhet të jemi të kujdesshëm. 

"Aplikacionet që përdorin inteligjencën artificiale janë të dobishme nëse dini t'u bëni atyre pyetjet e duhura, dhe nëse i dini kufizimet e tyre, respektivisht çfarë është ajo që ata mund ose nuk mund t' i përgjigjen. Kështu, për shembull, kur u shfaq versioni i parë i Çetxhipiti, i cili ishte i hapur për publikun (ChatGPT 3.0), bazat e të dhënave në dispozicion të aplikacionit përmbanin të dhëna që nga viti 2021, kështu që Çetxhipiti nuk kishte informacionet më të reja, shprehet ai, duke shtuar se është shumë e rëndësishme të kesh njohuri për temën në fjalë në mënyrë që të mund të njohësh nëse aplikacioni gabon. 

Petreski konsideron se së shpejti do të shfaqen edhe aplikacione që do të jenë në gjendje të njohin elementet vizuale në të cilat IA ka përzier gishtat e saj, dhe ato, sipas tij, do të jenë shumë të dobishme në zbulimin e fotove ose videove të krijuara ose të modifikuara nga aplikacionet që përdorin inteligjencën artificiale.

Ai thotë se e gjithë kjo do të thotë se disa nga aktivitetet gazetareske mund të bëhen me ndihmën e mjeteve të AI, por jo të gjitha.

“Një nga funksionet më të rëndësishme të gazetarisë është zbulimi i ngjarjeve dhe informacioneve të reja dhe 'të denja për lajme'. Nuk ka gjasa që këtu inteligjenca artificiale të jetë në gjendje të tejkalojë njeriun në tërësinë, respektivisht gazetarin në këtë rast konkret. Megjithëse mund të pritet që disa segmente të profesionit, veçanërisht në fusha të tilla si financat dhe lëvizjet e aksioneve në bursa, vështirë se mund të imagjinohen pa ndihmën e inteligjencës artificiale", thotë Petreski, duke shtuar se veglat e IA do të jenë gjithashtu të dobishme në krijimin dhe shfrytëzimin e modeleve të reja të biznesit në media dhe aplikacione të tjera që ende nuk janë zbuluar. 

Çetxhipiti pajtohet se inteligjenca artificiale, duke përfshirë modelet e saj gjuhësore, ka ndikim të rëndësishëm në gazetari dhe media, por thekson se ndonëse inteligjenca artificiale mund të përmirësojë proceset e gazetarisë, ajo nuk i zëvendëson gazetarët.

"Arsyetimi njerëzor, mendimi kritik dhe kuptimi kontekstual mbeten vendimtare në interpretimin dhe shfaqjen e saktë dhe etike të lajmeve. IA duhet të shikohet si vegël për të rritur aftësitë gazetare, duke mbështetur gazetarët në punën e tyre, në vend se t'i zëvendësojë ata", thotë ai.

Vija mes dezinformatës dhe tekstit të gjeneruar në mënyrë automatike është e ngushtë

 

Tuxharski thekson se vija midis dezinformimit dhe tekstit të gjeneruar automatikisht është e ngushtë dhe se dezinformata nuk mund të vihet në korelacion me IA.

Personi është ai që gjeneron dezinformatën, me ose pa IA/Çetxhipiti. Sipas mendimit tim, sfida e vërtetë para gazetarëve, me qëllim që të mbeten relevantë si profesionistë, është se si të jenë më të mirë se Çetxhipiti. E, sipas definicionit, ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse sjellin kreativitet të vërtetë në artikujt e tyre, sepse tekstet që rrjedhin nga Çetxhipiti, me terminologji matematikore, nuk janë asgjë më shumë se tekstet që do të shkruante një qenie mesatare njerëzore, duke marrë parasysh të gjitha tekstet njerëzore me të cilat është trajnuar Çetxhipiti. Ose, sipas fjalëve të Noam Çomski, “Çetxhipiti nuk është asgjë më shumë se një makinë shumë e sofistikuar për gjenerimin në masë të plagjiaturës, e nëse dikush sot e di se për çfarë po flet, atëherë është ai”, shprehet Tuxharski.

Petreski ndan se në "Vistinomer" tashmë po përballen me përdorimin e veglava IA për përhapjen e dezinformatave. 

-Veglat e inteligjencës artificiale janë përdorur në këtë rast, ku u krijua një fotografi e rreme e fotosesionit të modës të supozuar të përbashkët të dy bashkëshorteve nga familja mbretërore britanike, Kejt Midëllton dhe Megan Markëll (bashkëshortet e princave Uiliam dhe Heri), që asnjëherë nuk ka ndodhur, e fotografitë u krijuan duke përdorur inteligjencën artificiale. Gjithashtu, kjo dezinformatë thotë se në fotografinë është ministrja japoneze  e Shëndetësisë me të brendshme të turpshme, por fotografia është krijuar me një vegël IA, ndërsa gruaja në fotografinë nuk është fare ministrja e Shëndetësisë e Japonisë.Fotografitë e këtilla u përdorën më tej për të vazhduar dezinformimin dhe për të sulmuar Bashkimin Evropian me një pretendim të pasaktë dhe të pahijshëm për ministrat e shëndetësisë në vendet e BE-së, theksoi ai.

 

Çetxhipiti pranon se inteligjenca artificiale mund të jetë e nënshtruar ndaj dezinformatave dhe rekomandon disa faktorë për t 'u marrë parasysh. Siç është fakti që modelet e IA si Çetxhipiti mësojnë nga sasi të mëdha të të dhënave, duke përfshirë tekstin nga interneti, kështu që ai thotë se nëse ato të dhëna përmbajnë informacion të njëanshëm ose të pasaktë, modeli mund ta përhapë atë dezinformatë pa dashje në përgjigjet e tij. 

Për të zbutur këto sfida, Çetxhipiti rekomandon përfshirjen e mbikëqyrjes njerëzore dhe proceseve të kontrollit të fakteve kur përdorni përmbajtje të gjeneruar nga IA. 

"Zhvilloni sisteme të inteligjencës artificiale që i japin përparësi saktësisë, drejtësisë dhe transparencës. Inkurajoni të menduarit kritik dhe arsimimin mediatik te publiku për të luftuar dezinformatat. Bashkëpunoni me ekspertët për inteligjencë artificiale në mënyrë që të adresojë implikimet etike të inteligjencës artificiale në gazetari. Duke kuptuar kufizimet dhe rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale, gazetarët mund të shfrytëzojnë potencialin e saj duke mbështetur integritetin e gazetarëve kërkimin e së vërtetës", shprehet ai.

Përmes rregullativës gjithëpërfshirëse për rregullimin e dezinformacioneve në inteligjencën artificiale

Vladimir Petreski thekson se ende nuk është e qartë se çfarë ose nëse do të miratohet ndonjë rregullore në lidhje me përdorimin e gjeneratës së fundit të inteligjencës artificiale. 

"Ndonëse ka iniciativa për të miratuar rregullativa të tilla, po madje edhe peticione për moratorium mbi hulumtimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në qasje në periudhe prej një ose dy viteve, e me qëllim që të hulumtohen pasojat negative, megjithatë, deri tani asnjë legjislacion konkret nuk është miratuar nga parlamentet kombëtare në të gjithë botën. Edhe rrjetet sociale janë në fillim të vendosjes së standardeve për përdorimin e veglave të IA në platformat e tyre, ndonëse përpjekjet për të vendosur fillimisht standarde të tilla janë duke u zhvilluar në platforma më të mëdha", shprehet ai.

Petreski shton se e gjithë kjo tregon se ligjvënësit janë të kujdesshëm dhe janë ende duke marrë parasysh situatën në zhvillim, duke u përpjekur të kuptojnë se cilat segmente të kësaj teknologjie kanë aftësinë të dëmtojnë dhe ndikojnë negativisht në të drejtat e garantuara të njeriut, e, nga ana tjetër, të mos ndërpresin hulumtimet në këtë fushë, të cilat mund të sjellin përfitime të mëdha për njerëzimin. 

"Qasja e tillë, po madje edhe vonesa pas teknologjive të reja nga ligjvënësit nuk është asgjë e re. Ata kanë qenë gjithmonë pas teknologjisë, pikërisht sepse shumë zbulime për vite dhe madje dekada më pas nuk ishin të qarta deri në fund të përdorimit, as pasojat e mundshme, shton ai.

Tuxharski thotë se duke marrë parasysh mundësitë teknike në dispozicion sot, ai nuk mund të jetë optimist se ne do të merremi me këtë problem në mënyrë efektive.

“Unë mendoj se ne ende nuk e kuptojmë se sa i madh është ky problem dhe sa mundësi ka për manipulim masiv shumë të sofistikuar të një popullsie të madhe. Nga ana tjetër, AI është vetëm një mjet, kështu që unë nuk shoh pse mundësia e trajtimit të lajmeve të rreme të shkruara nga ajo dhe të ndara nga njerëzit do të konsiderohej ndryshe nga mundësia e përhapjes së lajmeve të rreme të shkruara dhe të shpërndara nga njerëzit. Unë mendoj se realiteti na çon në të menduarit e thjeshtuar – krijimi i lajmeve të rreme duhet të sanksionohet, e duke marrë parasysh se janë ende njerëzit që publikojnë tekstet e AI, pavarësisht nëse një lajm i tillë është shkruar nga një person ose nga një AI, sipas meje është jorelevanter", tha ai.

Si pjesë e rekomandimeve, ai veçon transparencën e detyrueshme të sistemeve dhe platformave për inteligjencën artificiale, e cila përfshin zbulimin kur përfshihet përmbajtja e gjeneruar me inteligjencën artificiale dhe sigurimin e citimit të qartë të burimeve, përgjegjësinë algoritmike, respektivisht revizionin e rregullt, masat për t 'u marrë me paragjykimet, promovimin e diversitetit të perspektivave dhe parandalimin e amplifikimit të dezinformimit, si dhe cilësinë dhe integritetin e të dhënave.

Angela Rajçevska

Foto: arkivi i MIA-s, pixabay

QËNDRONI TË LIDHUR