• e enjte, 27 qershor 2024

Çellsi nënshkroi me Adarabijon

Çellsi nënshkroi me Adarabijon

Londër, 7 qershor 2024 (MIA) - Çellsi sot ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën me mbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabijos.

Kontrata me futbollistin anglez 26-vjeçar vlen deri në vitin 2026.

"Çellsi është ekip i madh dhe është vend ku kthehem. Jam i lindur në tre milje larg Stemford Brixhit dhe aty bëra debutimin tim profesional. Jam shumë i emocionuar dhe pres të ndihmoj klubin të ecë në një drejtim pozitiv", deklaroi Adarabijo. 

Në sezonin 2023/2024, mbrojtësi ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Portali Transfermarket e vlerësoi vlerën e Adarabijos në 20 milionë euro. qa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR