• e mërkurë, 26 qershor 2024

Çellzi për një periudhë më të gjatë pa përforcimin e ri Nkunku

Çellzi për një periudhë më të gjatë pa përforcimin e ri Nkunku

Londër, 8 gusht 2023 (MIA) -  Përforcimi i ri i Premierligës angleze Çellzi, Kristofer Nkunku,  një periudhë të gjatë do të jetë jashtë terrenit, pasi u operua për shkak të një dëmtimi në gju, njoftoi sot Premierliga e Londrës.

Sulmuesi francez u lëndua në minutën e 9-të të ndeshjes miqësore parasezonale kundër Borusi Dortmundit (1-1) në Çikago.

 “Nkunku ka lënduar gjurin dhe do të jetë jashtë terreni për një kohë të gjatë. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe tani do të fillojë rehabilitimin nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit”, bëri të ditur  Çellzi.

 Nkunku këtë verë iu bashkua Çellzit nga Lajpcingu, duke nënshkruar një marrëveshje me vlerë pothuajse 60 milionë funta.

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR