• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çekia e vazhdoi kontrollin në kufirin me Sllovakinë deri më 2 shkurt

Çekia e vazhdoi kontrollin në kufirin me Sllovakinë deri më 2 shkurt

Pragë, 4 janar 2024 (MIA) - Republika e Çekisë dje kumtoi se i vazhdon kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë deri më 2 shkurt.

Ministri çek i Punëve të Brendshme, Vit Rakushen tha se kontrollet do të vazhdojnë pas takimit të qeverisë në Pragë. Republika çeke dëhsiron të luftojë kundër emigracionit të parregullt dhe kontranbandës me njerëz.

Dy vendet i takojnë Zonës së shengenit, në të cilën supozohet se është i mundur udhëtimi pa pasaporta.

"Mbi 680 mijë njerëz tashmë janë kontrolluar që prej fillimit të tetorit", tha Rakushan. Mbi 1.100 njerëz u kthyen prapa në kufi. Edhe 120 njerëz u zhvendosën në Sllovaki si pjesë e marrëveshjes për riatdhesim.

Deri më tani janë arrestuar 58 persona për shkak të kundërvajtjeve të dyshimta për kontrabandë.

Sllovakia ka për qëllim gradualisht t'i heqë kontrollet kufitare me Hungarinë, të cilat u vazhduan deri më 22 janar. Vazhdimi i mëtejmë nuk është i domosdoshëm sepse situata është "relativisht e qetë dhe stabile", tha dje pas takimit ministri i Brendshëm Matush Shutaj-Eshtok në intervistë televizive.

Megjithatë, ai pret nga pranvera sërish të krijohen "probleme të mëdha". Më pas, Sllovkaia sërish mund të vendosë kontrolle kufitare. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR