• e shtunë, 29 qershor 2024

Çavi pas barazimit me Majorkën: Barcelona humbi pikë për shkak të dy gabimeve eklatante

Çavi pas barazimit me Majorkën: Barcelona humbi pikë për shkak të dy gabimeve eklatante

Barcelonë, 27 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi e kritikoi ekipin për gabimet në mbrojtje, në ndeshjen e mbrëmshme si mysafire tek Palma de Majorka.

Katalonasit luajtën 2:2 me Majorkën dhe fituan vetëm një pikë, edhe pse konsideroheshin favoritë.

"Problemi është që kundërshtari shënoi pas gabimit tonë. Sapo filluam ta luajmë futbollin tonë më të mirë, kishte një gabim në mbrojtje. Gabime të këtilla nuk duhet të ndodhin, posaçërisht në ndehsje të këtilla. Kishim mundësi të pastra, ndërkaq pranuam dy gola, për gabimet tona të dukshme. Nuk fituam për shkak të gabimeve. Duhet ta përmirësojmë lojën tonë defanzive. Vitin e kaluar në mbrojtje ishim shumë të fuqishëm", deklaroi Çavi.

Barcelona pas shtatë ndehsjeve në La Liga ka 17 pikë dhe për momentin është në vendin e parë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR