Çavi mund të largohet nga Barcelona nëse humb pikë në ndeshjen me Porton në Ligën e kampionëve
- Trajneri i Barcelonës, Çavi mund të largohet nga klubi katalanas, njofton "AS".
- Post By Besnik Shuki
- 10:54, 28 nëntor, 2023

Madrid, 28 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi mund të largohet nga klubi katalanas, njofton "AS".
Sipas gazetës spanjolle, vendimi i tillë do të mund të merret në rast të humbjes ose barazimit mes Barcelonës dhe Portos në ndeshjen e xhiros së pestë në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Portos do të luhet sonte në Stadiumin olimpik "Luis Kompani" me fillim në ora 21. bsh/
Foto: EPA