• e mërkurë, 03 korrik 2024

Çavi: Kundër Atletikos luajtëm në mënyrë të përkryer

Çavi: Kundër Atletikos luajtëm në mënyrë të përkryer

Madrid, 18 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi ka dalë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen e xhiros së 29-të të kampionatit spanjoll. Barcelona mbrëmë ka shënuar fitore në fushë si mysafir ndaj Atletiko Madridit me rezultat 3:0.

Golashënues kanë qenë Zhao Feliks, Robert Levandovski dhe Fermin Lopez.

"Kemi sulmuar shumë mirë zonat e lira. Ky është një aspekt i përkryer sa i përket metodologjisë dhe filozofisë sonë të lojës. Ne jemi Barcelonë,. Do të bëj presion mbi lojtarët më shumë se kurdoherë. Sidomos pas asaj se po largohem", ka thënë Çavi për "Marka".

Barcelona është në vendin e dytë në La Ligë me 64 pikë. Diferenca nga Real Madridi si kryesues i tabelës është tetë pikë.

Ndeshja e radhës e skuadrës katalunase është më 30 mars në terrenin nikoqir kundër Las Palmasit.

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR