Çavi favoriti i parë për stolin e Totenhemit
- Favoriti i parë për trajner të Totenhemit, sipas bastoreve, është spanjolli Çavi, njoftuan sot mediat britanike.
- Post By Lindita Sulejmani
- 16:55, 5 maj, 2025
Londër, 5 maj 2025 (MIA) – Favoriti i parë për trajner të Totenhemit, sipas bastoreve, është spanjolli Çavi, njoftuan sot mediat britanike.
Sipas të njëjtave burime, ish-trajneri i Barcelonës konsiderohet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Angelos Postekoglun në klubin londinez në verë.
Ndër kandidatët për pasardhës të Postekoglut janë edhe Maurisio Poketino dhe Tomas Frank.
Totenhem nën udhëheqjen e Postekoglut, është një hap drejt kualifikimit për në finale të Ligës së Evropës, por prapa vetes ka një sezon të dëshpëruar në Premier Ligë dhe është në vendin e 16-të tre xhiro para përfundimit të sezonit.
Postekoglu u ul në stolin e Totenhemit në korrik të vitit 2023. ls/
Foto: EPA