• e diel, 22 dhjetor 2024

Çanta termos për insulinë me freon për 300 fëmijë me diabet tip 1

Çanta termos për insulinë me freon për 300 fëmijë me diabet tip 1

 Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit ka siguruar çanta termos për insulinë me freon për 300 fëmijë me diabet tip 1, të cilat e lehtësojnë ruajtjen dhe mbajtjen e insulinës që e përdorin në temperaturë konstante.

Siç informon Qyteti i Shkupit, kryetarja Danella Arsovska së bashku me Katerina Jovanovska, anëtare e Komisionit për Avancimin e të Drejtave të Pacientëve dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të Shoqatës për Diabet të Fëmijëve të Maqedonisë Balans MK dhe Unioni i Diabetikëve të Maqedonisë në mënyrë simbolike ndanë çanta termos për insulinë. 

 Para të pranishmëve në ambientet e Qytetit të Shkupit,  mbajtën fjalim edhe Dr. Aleksandra Jançevska, udhëheqëse e Repartit për Endokrinologji në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, Natasha D. Dimitrievska, kryetare e Balans MK, Tatjana Jordeva, sekretare e USHDM.

Grupi i dytë i çantave, siç theksohet, do të shpërndahet përmes Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve për përdoruesit përfundimtarë. 

 

"Ua japim dorën të gjithë bashkëqytetarëve tanë që po përballen me sfida shëndetësore dhe bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për t’ua lehtësuar jetën dhe funksionimin e përditshëm. Veçanërisht kujdesemi   për më të vegjlit tanë, fëmijët, që fëmijërinë e tyre ta bëjnë sa më të sigurt dhe pa brenga. Pikërisht ky është qëllimi i këtij projekti, për t’ua lehtësuar jetën fëmijëve me diabet, të cilët do të mund të ruajnë siç duhet insulinën në një çantë termos për insulinë me freon" theksohet në kumtesë.

Autoritetet e qytetit bënë të ditur se iniciativa për furnizimin e çantave termos për insulinë me freon për fëmijë deri në 18 vjeç me diagnozë të diabetit të tipit 1, e nisur nga Komisioni për Avancimin e të Drejtave të Pacientëve të Qytetit të Shkupit, po zbatohet në mënyrë të përbashkët. aktivitet me Komisionin për mbrojtje sociale,  të fëmijëve dhe shëndetësore pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit, si  pjesë e Programit për aktivitete nga fusha e mbrojtjes  sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore të Qytetit të Shkupit.

 Foto: Qyteti i Shkupit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR