Xhordani mori leje që ta shesë Sharlotin
- Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave Majkëll Xhordani mori leje nga Bordi drejtues i NBA-s për ta shitur Sharlotin.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:05, 24 korrik, 2023
Nju Jork, 24 korrik 2023 (MIA) - Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave Majkëll Xhordani mori leje nga Bordi drejtues i NBA-së për ta shitur Sharlotin.
Shitja ishte rënë dakord që nga 16 maji, por u prit për një "dritë jeshile" nga drejtuesit e ligës së NBA-s, e cila votoi për të lejuar Xhordanin t'i shiste aksionet e tij të shumicës në Sharlot te një grup i udhëhequr nga biznesmenët Rik Shnall dhe Gejb Plotkin.
Pritet që shitja të përfundojë në javët e ardhshme.
Xhordani u bë pronar i ligës NBA Sharlot në vitin 2010.
Vlerësohet se vlera e transaksionit është rreth tre miliardë dollarë, ndërsa Xhordani do të mbajë një pakicë të aksioneve në pronësinë e klubit. qa/shk/