Takimi Micevski - Meidani
- Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia Jote", Nikolla Micevski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:24, 10 tetor, 2024
Средба Мицевски - Меидани
10 tetor 2024
Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia Jote", Nikolla Micevski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani.
Duke i uruar punë të suksesshme ambasadorit të ri të Shqipërisë, koordinatori Micevski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve fqinje dhe besimin se ambasadori do të japë kontribut të rëndësishëm në thellimin e ardhshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Meidani tha se Shqipëria është e përkushtuar për aspiratën e përbashkët për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, si dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtim të nxitjes së reformave dhe proceseve demokratike.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide dhe mënyra të reja për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe faktin se të dyja vendet ndajnë vlera dhe kontribut të përbashkët në bashkëpunimin rajonal.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
_____________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.