• e hënë, 23 dhjetor 2024

 Si mundet inteligjenca artificiale ta shkatërrojë njerëzimin?

 Si mundet inteligjenca artificiale ta shkatërrojë njerëzimin?

18 korrik 2023

Rojters

Paralajmërime vijnë nga të katra anët - inteligjenca artificiale paraqet rrezik ekzistencial për njerëzimin dhe duhet të vihet nën kontroll para se të jetë shumë vonë. Por, cilët janë këta skenarë për katastrofa dhe si munden makinat ta fshijnë njerëzimin?

Bashkuesit e shkatërrimit

Shumica e skenarëve për katastrofa fillojnë njëjtë: makinat do ta tejkalojnë kapacitetin njerëzor, do ta shmangin kontrollin e njeriut dhe do të refuzojnë që të jenë të përjashtuar.

"Sapo njëherë të marrim makina të cilat kanë për qëllim vetëmirëmbajtjen, ne do të jemi në telashe", thotë eksperti për Inteligjencë artificiale, Xhoshua Benxho.

Meqenëse këto makina ende nuk ekzistojnë, të imagjinosh se si mund të kërcënojnë njerëzimin shpesh i lihet filozofisë dhe fantashkencës. Filozofi Nik Bostrom ka shkruar për një "shpërthim inteligjence" që ai thotë se do të ndodhë kur makinat superinteligjente të fillojnë të dizajnojnë makinat e tyre.

Ai e ilustroi idenë me një histori për një inteligjencë artificiale superinteligjente në një fabrikë bashkuesish. Inteligjenca artificiale kishte për detyrë të maksimizonte prodhimin e bashkuesve dhe kështu "ta kthente fillimisht Tokën dhe më pas të gjitha pjesët kryesore të universit të dukshëm në bashkues letre".

Shumë i hodhën poshtë idetë e Bostromit si fantashkencë sepse ai veçmas pretendonte se njerëzimi ishte një simulim kompjuterik dhe përkrahte teori të afërta me eugjenikën. Megjithatë, mendimet e tij mbi inteligjencën artificiale kanë qenë jashtëzakonisht me ndikim, duke frymëzuar si Elon Mask ashtu edhe profesorin Stiven Hoking. 

Terminator

Nëse makinat superinteligjente duan të shkatërrojnë njerëzimin, atyre u duhet patjetër një formë fizike. Kiborgu sykuq i Arnold Shvarceneger i dërguar nga e ardhmja për t'i dhënë fund rezistencës njerëzore me ndihmën e inteligjencës artificiale në filmin "Terminator", doli të ishte një imazh interesant, veçanërisht për mediat.

Por ekspertët e hodhën poshtë idenë. "Ky koncept fantastiko-shkencor nuk ka gjasa të bëhet realitet në dekadat e ardhshme, nëse ndonjëherë", shkroi grupi Stop Killer Robots në një raport të vitit 2021.

Megjithatë, grupi paralajmëroi se dhënia e makinerive të fuqisë për të marrë vendime për jetë a vdekje është një rrezik ekzistencial. Eksperti i robotëve Kerstin Dautenhan nga Universiteti i Vaterlos në Kanada i hodhi poshtë këto frikëra.

„Robotët nuk janë të këqinj“

Ajo deklaroi se inteligjenca artificiale nuk ka gjasa t'u japë makinerive aftësi më të mëdha të të menduarit ose t'i mbushë ato me një dëshirë për të vrarë të gjithë njerëzit.

"Robotët nuk janë të këqij," tha ajo, megjithëse pranoi se programuesit mund t'i bëjnë ata të bëjnë gjëra të këqija.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR