KE-ja ka vendosur të ndajë mjete nga Plani i rritjes edhe për Shqipërinë dhe Malin e Zi
- Përveç pagesës së transhës së dytë për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 16 milionë euro, Komisioni Evropian solli vendim në kuadër të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor t'i paguajë mjete Shqipërisë dhe Malit të Zi.
- Post By Sara Ademi
- 14:59, 17 tetor, 2025
Bruksel, 17 tetor 2025 (MIA) - Përveç pagesës së transhës së dytë për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 16 milionë euro, Komisioni Evropian solli vendim në kuadër të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor t'i paguajë mjete Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Siç kumtoi KE, me vendimin parashikohet pagesa e transhës së parë në kuadër të Planit për Shqipërinë në vlerë prej 99,3 milionë euro dhe transhës së dytë për Malin e Zi prej 8,1 milionë euro.
Nga mjetet për Shqipërinë, 46,2 milionë euro do të paguhen drejtpërdrejtë në buxhetin shtetëror, ndërsa pjesa tjetër do të destinohen për financimin e projekteve infrastrukturore përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (VBIF). Në rastin e Malit të Zi, sërish, 3,8 milionë euro janë destinuar drejtpërdrejtë për buxhetin shtetëror, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet përmes Fondit.
Këto mjete investuese, pagesa e të cilave duhet të miratohet nga Bordi i Fondit, do të destinohen për mbështetjen e projekteve infrastrukturore në fushën e transportit të qëndrueshëm, energjisë së pastër, sektorit dixhital dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.
"Një vendim i tillë paraqet njohje të reformave të rëndësishme që i zbatuan këto partnerë për harmonizim më të mirë me standardet e BE-së", theksoi Eurokomisioni.
Qëllimi i Planit për rritje është t'i përgatisë kandidatët për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor për inkuadrim në BE dhe t'i afrojë në bllok me atë që do t'u sigurojë përfitime të caktuara edhe para integrimit të plotë.
Në këtë mënyrë, pritet të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së dhe të nxitet rritja e ekonomive të vendeve kandidate për anëtarësim nga rajoni. sa/
Foto: Komisioni Evropian