
Londër, 22 korrik 2022 (MIA) – Ukrainasi Aleksandar Zinçenko nga Mançester Siti kaloi në Arsenal.
Futbollisti 25-vjeçar u pajtua për kontratë prej 30 milionë funtave, e cila përfshin dy milionë funta bonuse.
Zinçenko është lojtari i dytë i cili kaloi nga Mançester Siti në Arsenal këtë verë. Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus i’u bashkangjit topgjinjve për 45 milionë funta më herët këtë muaj. bsh/