• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zyberi me rastin e 10 Dhjetorit: Çdokush ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Zyberi me rastin e 10 Dhjetorit: Çdokush ka të drejtë të jetojë një jetë normale

 Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Dispozitat e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nuk janë vetëm fjalë të shtypura, ato janë drejtimet për lëvizjen e shoqërive. Çdokush ka të drejtë të jetojë një jetë normale, tha Avokati i Popullit Naser Zyberi me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

"Në vitin në të cilin shënojmë  75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, dokument që ishte i pashmangshëm pas traumës më të madhe të cilën e përjetoi bota - Luftës së Dytë Botërore, dua të bëj një apel, një mesazh. për të gjithë aktorët e shoqërisë. Dispozitat e kësaj Deklarate nuk janë thjesht fjalë të shtypura. Këto janë drejtime për lëvizjen e shoqërive. Bëni përpjekje maksimale që çdo fjalë e shkruar të zbatohet në jetën e përditshme", thotë Zyberi. 

 Shteti, shton, ekziston për shkak të qytetarëve, e jo e kundërta.

"Prandaj, në çdo rast, çdo qytetar pa dallim  cilës kombësi i përket, çfarë ngjyre ka, çfarë gjuhe flet dhe në çfarë gjuhe flet, kush ju drejtohet,  dëgjojeni, përkushtohuni dhe mundësoni  që t'i realozohet me Kushtetutë dhe ligj e drejta e garantuar. Bëhet fjalë për jetë njerëzore, fate, dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me to. Ne mbrojtësit e lirive dhe të drejtave të njeriut shumë mirë e dimë këtë, sepse çdo ditë e shohim përmes punës tonë", thekson Zyberi. 

 Sot, thekson, me keqardhje konstatoj se edhe pas 75 vitesh, bota vazhdon të përballet me konflikte për shkak të të cilave miliona njerëz detyrohen t'i lënë shtëpitë e tyre, të jetojnë në kushte johumane.

"Veçanërisht vuajnë fëmijët që janë në fillimet e jetës së tyre dhe që për fat të keq për interesat e dikujt nuk kanë mundësi ta përjetojnë të gjithë atë që quhet fëmijëri normale - shkuarja në shkollë, dreka familjare, darka, shoqërim e kështu me radhë. Prandaj bota duhet të bashkohet dhe urgjentisht t'i zgjidhë këto konflikte", thekson Zyberi në mesazh dhe thekson se secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR