Zvicra publikoi se në këtë fazë Rusia nuk është ftuar në negociatat paqesore për Ukrainën
- Qeveria zvicerane sot kumtoi se "në këtë fazë" Rusia nuk është e ftuar të marrë pjesë në bisedimet për arritjen e një marrëveshje paqesore midis Moskës dhe Ukrainës, që do të mbahen në Zvicër nga mesi i qershorit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:48, 2 maj, 2024

Bern, 2 maj 2024 (MIA) - Qeveria zvicerane sot kumtoi se "në këtë fazë" Rusia nuk është e ftuar të marrë pjesë në bisedimet për arritjen e një marrëveshje paqesore midis Moskës dhe Ukrainës, që do të mbahen në Zvicër nga mesi i qershorit.
"Zvicra është e bindur se Rusia duhet të përfshihet në këtë proces", thuhet në kumtesën e Qeverisë në Bern.
Shtohet se procesi paqesor pa Rusinë nuk është i mundur. bsh/
Foto: MIA arkiv