Zviceranët në referendum e votuan vendosjen pensionit të 13-të
- Zviceranët sot në referendum u prononcuan për vendosjen e pensionit të 13-të, tregojnë projeksionet fillestare të televizionit publik SRF.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:58, 3 mars, 2024
Bernë, 3 mars 2024 (MIA) - Zviceranët sot në referendum u prononcuan për vendosjen e pensionit të 13-të, tregojnë projeksionet fillestare të televizionit publik SRF.
Anketa e SRF-së tregoi për pension shtesë kanë votuar 58 për qind e votuesve, ndërsa kundër kanë qenë 42 për qind.
Masa u propozua nga Konfederata Zvicerane e Sindikatave dhe partitë e qendrës së majtë, ndërsa tani i nevojitet mbështetje nga shumica prej 26 kantoneve të Zvicrës që të miratohet.
"Nga perspektiva e sindikatës, ky hap është një kthesë vërtet e madhe", tha Lukas Golder nga kompania e anketave gfs.bern.
Qeveria, lobet tregtare dhe parlamenti aktual, me prirje ndaj të djathtës e hodhën poshtë propozimin, duke pretenduar se ishte financiarisht i paqëndrueshëm.
Votuesit zviceranë paraprakisht kanë qenë të kujdesshëm me dhënin e mbështetjes së masave mund të konsiderohen si të rrezikshme për ekonominë.
Votimi i pensionit të 13-të është në kudërshtim me referendumet e tjera në dekadat e kaluara, në të cilat zviceranët kanë refuzuar me vendosmëri shkurtimin e javës së punës ose vazhdimin e pushimeve vjetore.
Në këtë vend alpin ka shqetësim për rritjen e shpenzimeve për jetë. Cyrihu, qyteti më i madh i Zvicrës, ndan titullin e qytetit më të shtrenjtë në botë me Singaporin, tregon hulumtimi i "Economist Intelligence Unit" që u publikua në nëntor.
Nuk dihet ende se si do të financohet rritja e pensioneve, e cila do të hyjë në fuqi nga viti 2026.
Zviceranët votuan sot edhe për rritjen graduale të moshës së pensionit nga 65 në 66 vjeç, por ajo u refuzua në vendvotime.
Foto: EPA