Zulbeari demanton shpifjet dhe akuzat në lidhje me diplomën e tij
- E kam qartësuar edhe atëherë, po e them edhe tani, diploma ime në Universitetin e Prishtinës është origjinale.
- Post By Fami Bajrami
- 17:02, 29 gusht, 2024

Shkup, 29 gusht 2024
Demantoj të gjitha shpifjet dhe akuzat të plasuara sot në medie në lidhje me diplomën time. Është një temë e cila është qartësuar në të kaluarën, por siç duket dikush po ushqehet me diçka të paqenë.
E kam qartësuar edhe atëherë, po e them edhe tani, diploma ime në Universitetin e Prishtinës është origjinale.
Për këtë gjë ka edhe vendim në Prokurorinë e Përgjithshme në Kumanovë të datës 12.05.2020 e cila është marr me këtë temë.
Të gjithë ata që ushqehen me shpifje dhe akuza të tilla, për shkurt kohë do të përballen me mua në gjykatë! Mjetet që do t`i fitoj do t`i ndaj për të blerë ilaçe dhe barna për fëmijët që kanë nevojë e nuk munden t`i blenë.
Sedat Zulbeari, drejtor i ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.