• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zonja e Parë e Sirisë, Asma al Asad, është diagnostikuar me leukemi, njoftoi kabineti presidencial

Zonja e Parë e Sirisë, Asma al Asad, është diagnostikuar me leukemi, njoftoi kabineti presidencial

 Damask, 21 maj 2024 (MIA) - Zonja e Parë e Sirisë, Asma al Asad, është diagnostikuar me leukemi, njoftoi sot kabineti i presidentit sirian. Diagnoza vjen pothuajse pesë vjet pasi ajo raportoi një shërim të plotë nga kanceri i gjirit.

 Në njoftim thuhet se Asma (48) po i nënshtrohet një procedure speciale për trajtim që kërkon që ajo të qëndrojë në izolim, për shkak të së cilës do t'i anulohen angazhimet publike.

 Në gusht të vitit 2019, Asma al Asad njoftoi se ishte shëruar plotësisht nga kanceri i gjirit, me të cilin ishte diagnostikuar paraprakisht.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR