ZNAM nesër të gjitha partive parlamentare do tu ofrojë Platformën kombëtare për bashkim kombëtar maqedonas dhe definim të vijave të kuqe kombëtare maqedonase
- – Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë zyrtarisht nesër të gjitha partive politike parlamentare do tu ofrojë Platformën kombëtare për bashkim kombëtar maqedonas dhe definimin e vijave të kuqe kombëtare maqedonase, njoftoi sot kryetari i partisë Maksim Dimitrievski në Akademinë solemne e cila u mbajt me rastin e një vjetorit të ekzistimit të partisë.
- Post By Fitore Curri
- 14:20, 15 dhjetor, 2024
Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë zyrtarisht nesër të gjitha partive politike parlamentare do tu ofrojë Platformën kombëtare për bashkim kombëtar maqedonas dhe definimin e vijave të kuqe kombëtare maqedonase, njoftoi sot kryetari i partisë Maksim Dimitrievski në Akademinë solemne e cila u mbajt me rastin e një vjetorit të ekzistimit të partisë.
Qëllimi i kësaj platforme, potencoi, është që t’i bashkojë të gjithë faktorët politikë, të ndërtohet qëndrim shtetëror me të cilin do të sigurohet dhe garantohet rruga dinjitoze e Maqedonisë për realizimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin e plotfuqishëm në BE. Është koha, porositi Dimitrievski, Maqedoninë ta kthejmë në parimet e Krushevës, ashtu siç shkruan dhe shkruante në Manifest.
"ZNAM ofron platformë për bashkim kombëtar, për ndërtimin e përbashkët të një Maqedonie të fortë, të fuqishme, të lirë dhe evropiane, në të cilën të gjithë qytetarët janë të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi ndaj gjeneratave të ardhshme, platformë për paqe, liri dhe bashkëjetesë reale, sepse kjo që sot jetojmë në një shoqëri ku fëmijët tanë janë të ndarë nga kopshti dhe arsimi fillor është thjesht një trillim, për një vend që i ofron çdo qytetari paqen, mundësinë për zhvillim dhe ndjenjën e dinjitetit. Ju ftoj të bashkohemi rreth vlerave të përbashkëta, të ecim përpara në rrugën evropiane të gjithë së bashku me nder e dinjitet. Mjaft me përçarje dhe mosrespektim sepse Maqedonia është gjithçka që kemi”, tha Dimitrievski.
Kryeministrit Hristian Mickoski, i cili mori pjesë në Akademinë solemne i tha: na pret punë e madhe, ndërsa ne nga “ZNAM” jemi këtu ta mbështesim këtë koncept dhe gjithmonë do ta mbështesim kur bëhet fjalë për të ardhme më të mirë të popullit maqedonas të qytetarëve të Maqedonisë dhe të Maqedonisë sonë.
Kryetari i ZNAM foli edhe për fushatën presidenciale, kur, siç përkujtoi, kishte thënë një fjalë, se ndoshta ka ardhur koha që në Maqedoni përsëri të bashkohen, siç tha, partizanët dhe komitët, si dikur në Luftën e Dytë Botërore të parët tanë e kishin bërë këtë. fc/
Fotografia: Printskrin