• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zjarri "Smoukhaus Krik" zyrtarisht është më i madhi në historinë e Teksasit

Zjarri

Ostin, 29 shkurt 2024 (MIA) - Zjarri "Smoukhaus Krik" në Teksas është bërë zyrtarisht zjarri më i madh në historinë e atij shteti amerikan pasi u përhap në më shumë se një milion hektarë, kumtoi sot Shërbimi për pyje i Teksasit.

Zjarrfikësit deri më tani kanë arritur të lokalizojnë vetëm tre për qind të zjarrit, njfotoi televizioni amerikan En-Bi-Si.

Deri më tani nga zjarri e ka humbur jetën një person, një grua 83-vjeçare nga qyteti Stinet, e cila është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Një numër i madh njerëzish janë evakuuar, ndërsa shumë kanë mbetur pa energji elektrike.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, autoritetet lokale u detyruan të mbyllin përkohësisht një fabrikë për armë bërthamore, por ajo u hap përsëri sot.

Zjarri më i madh në Teksas është regjistruae në vitin 2006 dhe përfshiru më shumë se 900,000 hektarë. Në atë zjarr e humbën jetën 13 persona. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR