• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri pyjor mes fshatrave Omorani dhe Stepanci në malin Mukos mëngjesin e sotëm është duke u shuar edhe nga toka edhe me helikopterë

Zjarri pyjor mes fshatrave Omorani dhe Stepanci në malin Mukos mëngjesin e sotëm është duke u shuar  edhe nga toka edhe me helikopterë

 Veles, 26 gusht 2024 (MIA) - Zjarri pyjor që nga e shtuna ka rënë në malin Mukos në mes të fshatrave Omorani pranë manastirit të Shën Nikollës dhe fshatit Stepanci afër manastirit të Shën Bogorodicës në Komunën e Çashkës. mëngjesi i sotëm  përveç nga toka po shuhet   edhe me helikopterë.

"Që nga mëngjesi i sotëm në shuarje është përfshirë helikopteri MI-171 i MPB-së, ndërsa nga ora 10 në shuarjen e tij është përfshirë edhe një "ertraktor" i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, informojnë për MIA-n nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Veles.  

 Ndërkaq, në shuarjen e tij që nga mëngjesi i sotëm janë përfshirë edhe pesë persona nga Komuna e Çashkës, dhjetë të punësuar të   "Babuna"s nga Velesi dhe 20 pjesëtarë të Armatës.

Siç informoi për MIA-n Zhaklina Gusheva, drejtoreshë e filialit të Velesit "Babuna" të NP  "Pyjet Kombëtare", zjarri është raportuar të shtunën pasdite, ndërsa në shuarjen e tij që nga dje janë përfshirë punëtorët e tyre. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR