Zjarri në pjesën e Shtipit në Sertë po përhapet drejt fshatit Piperovë
- - Stuhitë e zjarrit shkojnë drejt atarit në fshatin Piperovë të Shtipit në malin Sertë, thotë për MIA-n kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe shton se kjo është vatër e re dhe vija e zjarrit në këtë mal po rritet.
- Post By Fitore Curri
- 18:50, 17 korrik, 2024

Shtip, 17 korrik 2024 (MIA) - Stuhitë e zjarrit shkojnë drejt atarit në fshatin Piperovë të Shtipit në malin Sertë, thotë për MIA-n kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe shton se kjo është vatër e re dhe vija e zjarrit në këtë mal po rritet.
Jordanov thekson se sot pasdite zjarrfikësit dhe të punësuarit në institucionet e tjera të cilat janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit janë në atë pjesë të malit.
Ai paralajmëroi se edhe sonte do të mbledhet shtabi i krizës dhe mobilizim i njerëzve dhe makina të cilat do ta parandalojnë zjarrin në fshatin Piperovë.
Sot në mëngjes në pjesën e Shtipit zjarri shuhej edhe nga ajri. Por, er traktorët e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe kanaderi kroat shkuan në zjarre të tjera në vend. fc/
Fotografia: MIA