• e enjte, 05 dhjetor 2024

Zjarri në malin Serta në rajonin e Shtipit është aktiv, uhstria në terren

Zjarri në malin Serta në rajonin e Shtipit është aktiv, uhstria në terren

Shtip, 14 korrik 2024 (MIA) - Zjarri drejt fshatrave të Shtipit Sellcë dhe Dragoevë për momentin është aktiv, por më i qetë, thotë për MIA-n komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse-Shtip, Bllagoj Renxhov, i cili sot në mëngjes ndodhet në terren në malin Serta, në pjesën e Negotinës.

"Me një ekip jemi nisur drejt Negotinës. Jemi në komunikim me drejtorin e QMK-së, Stojançe Angellov rreth orës 12 apo 13 do të kemi sërish takim për të parë nëse do të ketë shurje të zjarrit në pjesën e htipit nga ajri. Është kapluar sipërfaqe prej dy deri tre kilomtra e gjysmë", thotë Renxhov.

Gjatë ditës së djeshme në pjesën e Shtipit është kapluar nga zjarri vegjetacion i ulët, pylli me dushs dhe pisha.

Korrespondentja e MIA-s nga Shtipi ishte në terren në rrugln lokale e cila çon drejt fsshatrave SSellcë dhe Dragoevë, por edhe drejt poligoneve Penush dhe Krivollak. Siç informoi, në terren ka karvan ët pjesëstarëve të Armatës të cilët po presin urdhër se në cilin drejtim të nisen për ta shuar zjarrin.

Prej sot në mëngjes është lëshuar për qarkullim edhe rruga rajonale Shtip-Negotinë e cila mbrëmë ishte e mbyllur për shkak të zjarrit.

Për dallim prej dje kur nga rruga e shpejtë Shtip-Radovish shihej tymi nga mali Serta, sot në mëngjes nuk kishte, por nga ana e Negotinës shihet, ndërsa ajri në këtë rajon kundërmon tym. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR