Zjarri në fshatin Rugjincë, ka mbërritur në Belakovc
- Zjarri nga fshati Rugjincë ka mbërritur deri në Belakovc, deri më tani është përfshirë një shtëpi e braktisur dhe një hambar prej druri, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:35, 5 shtator, 2023
Kumanovë, 5 gusht 2023 (MIA) - Zjarri nga fshati Rugjincë ka mbërritur deri në Belakovc, deri më tani është përfshirë një shtëpi e braktisur dhe një hambar prej druri, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë ekipet e zjarrfikësve nga disa komuna, helikopteri i MPB-së dhe aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
"Tani për tani nuk ka shtëpi të djegura, zjarri është deri te shtëpitë e para në Belakovc, është djegur një shtëpi e vjetër e braktisur dhe një hambar prej druri, aeroplanët e DMSH-së dhe helikopteri i MPB-së dukshëm kanë ndihmuar”, deklaroi drejtori i QMK-së Stojançe Angellov.
Zjarri në këtë fshat të Komunës Nagoriçan i Vjetër ka shpërthyer në orët e pasdites. Era e bëri të vështirë shuarjen. Ekipet e njësitit territorial zjarrfikës Nagoriçan i Vjetër, siç deklaruan paraprakisht për MIA-n, zjarrin e kanë shuar me ekipe nga Kumanova, Rankovca dhe Kratova.
Zjarri fillimisht ka shpërthyer në barin e lartë dhe është përhapur në pyllin e përzier. Era e ka vështirësuar shuarjen dhe është kërkuar mbështetje, pas së cilës në terren është dërguar një helikopter policie dhe një "Er traktor" i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Foto: QMK