• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zjarri në Athinë nën kontroll, në Tasos dhe te Liqeni i Dojranit situata është përmirësuar

Zjarri në Athinë nën kontroll, në Tasos dhe te Liqeni i Dojranit situata është përmirësuar

Athinë, 10 korrik 2025 (MIA) – Është përmirësuar situata në tre zjarret të cilat dje shpërthyen në Greqi në tre lokacione, njëri në afërsi të Athinës, që gati se është shuar, i dyti në ishullin Tasos, ndërsa i treti në Liqenin e Dojranit që nga fshati Nikoliq kaloi në territorin grek, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në Liqenin e Dojranit në anën greke, sot në mëngjes vazhdon shuarja e zjarrit, megjithatë situata është përmirësuar, ndërsa po intervenojnë edhe forca zjarrfikëse tokësore dhe ajrore  të Greqisë. 

Për zjarrin konkret në fshatin Nikoliq në komunën Dojran, siç njoftoi dje MIA, Greqia dërgoi dy aeroplanë zjarrfikës të llojit kanader CL-415 dhe dy automjete zjarrfikëse me tetë zjarrfikës, pas kërkesës dypalëshe për ndihmë të dërguar nga QMK deri në Qendrën e Vetme Koordinuese për Operacione dhe Menaxhim me Kriza e Greqisë. 

Zjarri pyjor në Gllavkadi, në pjesën veriore të ishullit Tasos, që shpërtheu pak para mesnatës, shuhet me 62 zjarrfikës me dy ekipe këmbësorie, gjashtë aeroplanë dhe dy helikopterë, ndërsa sot në mëngjes dukshëm është përmirësuar situata. 

Për shkak të zjarrit, një pjesë e ishullit është pa rrymë. 

Në pjesën lindore të zonës Atika, rajonin më të gjerë të Athinës, në afërsi të Oroposit, dje pasdite shpërtheu një zjarr i madh pyjor në të cilin intervenuan mbi 200 zjarrfikës, ndërsa prej herët në mëngjes shuarja vazhdon edhe me mjete ajrore, edhe pse flakët e zjarrit tashmë janë nën kontroll. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR