• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit është vënë pjesërisht nën kontroll

Zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit është vënë pjesërisht nën kontroll

Bogdanc, 31 gusht 2023 (MIA) - Është vënë pjesërisht nën kontroll zjarri në mes Bogdancit dhe Dojranit që ka rënë sot në mesditë në malin Karabalia, në atarin e fshatit Selemli, afër kufirit me Greqinë.

Siç deklaroi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, janë duke u djegur edhe dy pjesë.

"Me veprimin e dy aeroplanëve "Er traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMsh), si dhe zjarrfikësve lokalë nga Gjevgjelia dhe Dojrani, është parandaluar përhapja e zjarrit drejt fushës", tha Angelov.

Sipas tij, zjarri i madh është në vijën e frontit që nga Lufta e Parë Botërore dhe deri më tani janë dëgjuar rreth njëzet shpërthime të mjeteve shpërthyese dhe të shtëna plumbash të kalibrit të madh.

"Kjo e vështirëson shuarjen e zjarrit, sepse kërcënon sigurinë e zjarrfikësve, si dhe të aeroplanëve. Aeroplanët afrohen me kujdes dhe hedhin ujë nga më lart", shtoi Angelov.

Në favor të shuarjes së zjarrit shkon edhe era e cila e drejton zjarrin drejt pjesëve të djegura dhe sipas drejtorit të QMK-së, ka mundësi që zjarri të lokalizohet plotësisht në orët në vijim. ls/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR