• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zjarr mbi Sfillare të Epërme, digjet sipërfaqe me bimë e shkurre

Zjarr mbi Sfillare të Epërme, digjet sipërfaqe me bimë e shkurre

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer sonte mbi fshatin Sfillare e Epërme në rrethinën e Shkupit.

Nga Brigada kundër zjarreve Shkup kanë deklaruar për MIA-n se është dërguar një automjet me ekip të zjarrfikësve, por nuk kanë mundur të intervenojnë shkaku i terrenit të vështirë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se digjen kryesisht bar dhe shkurre.

"Për shkak të temperaturave të ulëta ka shumë gjasa që zjarri të shuhet vetë gjatë natës. Nëse zjarri deri nesër në mëngjes është ende aktiv, do të angazhojmë aeroplan", thonë nga QMK.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR