• e premte, 05 dhjetor 2025

Zjarri i madh në portin e Hamburgut është shuar

Zjarri i madh në portin e Hamburgut është shuar

Hamburg, 26 gusht 2025 (MIA) - Zjarrfikësit sot shuan plotësisht zjarrin e madh që shkaktoi dje shembjen e pjesshme të një depoje në portin e qytetit gjerman Hamburg, kumtuan autoritetet lokale.

Rreth 120 zjarrfikës punuan për të shuar vatrat e fundit të zjarrit, kurse një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve konfirmoi se "zjarri në sallën e madhe është shuar plotësisht".

Sipas informacioneve fillestare, zjarri u shkaktua nga një automjet që po digjej në depo, ndërsa shtesë u shkaktua nga shpërthimet nga kontejnerët e gazit nën presion. Policia ende nuk mund të nisë një hetim për shkak të pranisë së gazrave toksikë në vendngjarje. ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR