• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri i madh në Ograzhden pritet të shuhet sot, mbi Radovishin është vënë nën kontroll

Zjarri i madh në Ograzhden pritet të shuhet sot, mbi Radovishin është vënë nën kontroll

Strumicë, 16 korrik 2024 (MIA) - Pasi u shua dje krahu ekstrem veriperëndimor i zjarrit të madh që shpërtheu shtatë ditë më parë në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e Komunës së Novosellës, shuarja vazhdon edhe sot në krahun jugperëndimore, pikërisht pranë kufiri me Bullgarinë. Zjarri është ende aktiv, ndërsa sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, po shqyrtohet mundësia e kyçjes së sërishme të "Er Traktorëve" siç vepruan dje.

Sipas komandantit të NJTZ-së Strumicë, Aleksandar Gudev, pritet që sot të shuhet zjarri, por në shumë pjesë dhe vende të paaksesueshme po digjet material i thatë i shtresëzuar.

Në shtatë ditët e fundit, sipas vlerësimeve të deritanishme, u dogjën qindra hektarë pyll me lis dhe pisha me kërcell të ulët janë djegur.

Sipas informacioneve të fundit, zjarri në afërsi të fshatit Shturovë mbi Radovishin, në malin Pllaçkovica, i cili ka filluar të digjet dje në orën 16:20, është vënë nën kontroll që nga mbrëmja dhe nuk ka rrezik të përhapet në shtëpitë e afërta dhe në shtëpitë e uikendit.

"Zjarri është i rrethuar nga të gjitha anët. Tashmë kemi një brez të djegur në pjesën e sipërme të malit, kështu që jemi shumë optimistë se deri në mëngjes (sot) zjarri do të vihet nën kontroll të plotë", tha mbrëmë Angelov.

Dhe zjarri i tretë aktiv në rajonin Juglindor, në mes të fshatrave Negorci dhe Kovanec të Komunës së Gjevgjelisë, i cili digjet që nga data 12 e këtij muaji, është aktiv, por me intensitet të zvogëluar. Deri më tani në një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh është djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët, bredh dhe lis.

Nga QMK-ja informojnë se për shkak të specifikës dhe paaksesueshmërisë së terrenit, zjarrin e monitorojnë 3 zjarrfikës me 1 veturë fushore nga NJTZ Gjevgjeli dhe 20 punonjës të NPPN-dega-"Kozhuv" Gjevgjeli. Një degë e zjarrit është aktivizuar dhe po djeg një pyll të përzier me kërcell të ulët në drejtim të fshatit Sermenin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR